zoom

Bota

Cilat janë vajzat misterioze të Putin-it

Ndonëse në qendër të botës tani, familja e Vladimir Putin mbetet ende mister për botën, një qasje tërësisht ndryshe nga perëndimi, ku familjet e liderëve  janë pjesë e rëndësishme e imazhit të tyre.

Nëse përmenden vajzat e Putin, askush nuk i di emrat e tyre. Informacioni rreth tyre është mbajtur i fshehur, aq i fshehur saqë edhe nëse dalin në publik, askush nuk i njeh dhe vajzat e cilit janë. Ashtu si do Kremlini.

Ajo që ne dimë për vajzat e Putin

Katerina Tikhonova dhe Maria Vorontrova janë vajzat e Putin dhe ish-gruas të tij, Lyudmila Shkrebneva, që u divorcua nga presidenti rus në 2013-n. Ajo e tregon Putin si një baba të dashur që përkedhel  shumë, ndërkohë që disiplinën e ka ofruar ajo.


Ndërkohë që Vorontsova ka lindur në Leningrad, Tikhonova ka lindur në Gjermani, aty ku jetoi familja e Putin kur ai ishte në KGB. Të dyja vajzat e lanë shkollën sapo Putin u bë president dhe shkuan diku tjtër me emra falsë.


A ka Vladimir Putin një vajzë të tretë dhe sekrete?

Zyrtarisht ai ka vetëm dy vajza dhe ka refuzuar të pranojë se ka një të tretë, por thashethemet vazhdojnë.

Burime të ndryshme, thonë se Luiza Rozova, 18- vjecarja që punon si fashion designer është vajza e tij e tretë. Rozova po merr shumë popullaritet në instagram dhe është bullizuar për ngjashmërinë e saj me të atin e presupozuar.


Rozova, ose Elizaveta Krivonogikh, është vajza e ish-të dashurës së Putin, Svetlana Krivonogikh.

Mediat opozitare ruse nxorrën identitetin e saj në 2021-shin dhe ajo vetë ka pranuar se ndoshta mund t’i ngjajë një Putin-i të ri dhe nuk tha asgjë më shumë./ Business Insider