zoom

Lajme

Chiellini: Spalletti do të jetë trajner i Juventusit edhe për vitet e ardhshme

Chiellini: Spalletti do të jetë trajner i Juventusit edhe për vitet e ardhshme

Luciano Spalletti pritet të jetë trajner i Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm, të paktën sipas asaj që thotë Giorgio Chiellini.

Ish-mbrojtësi i bardhezinjve, tashmë në rolin e drejtuesit, deklaroi se për të ardhmen e trajnerit nuk ka dyshime, duke shtuar se do të jetë në stolin e “Zonjës” edhe për vitet e ardhshme.

“Ne gjithmonë kemi qenë të bindur për trajnerin. Pak kohë më parë, para një prej ndeshjeve të para të Lucianos në Ligën e Kampionëve në stol, thashë se nuk do të ishte një kontratë gjashtëmujore. Për mua, ai është trajneri i Juventusit për vitet e ardhshme dhe po bën mirë. Do të flasim për këtë në kohën e duhur, por nuk mendoj se dikush ka dyshime për këtë”, deklaroi Chiellini para ndeshjes Cagliari-Juventusi.

Torinezët zhgënjyen në transfertën sarde, ku u mposhtën minimalisht, pavarësisht dominimit në lojë.

Zoom.al/

Postime të lidhura