Aplikacion
Cher është gati të martohet përsëri. Mirror që raporton se gati 50 vjet pas përfundimit të martesës së saj të dytë, këngëtarja thuhet se do të martohet me të dashurin e saj Alexander “AE” Edwards para ditëlindjes së saj të 80-të në maj.
“Cher nuk interesohet fare për diferencën në moshë dhe të dy janë gati t’i përkushtohen njëri-tjetrit”, tha një burim për Mirror.
“Ajo e sheh festimin e 80- vjetorit të ardhshëm si kohën e përsosur për të vulosur lidhjen e saj me Alexander”, shtoi burimi.
Megjithatë, përfaqësuesi i këngëtares së famshme tha për Page Six se lajmi “nuk është i vërtetë”. Këngëtarja iu është referuar diferencës së madhe në moshë me partnerin e saj, duke thënë CBS News se “Askush nuk e di çfarë po ndodh mes nesh, por ne kalojmë shumë mirë.”
Në të njëjtën intervistë, ajo deklaroi se mosha nuk është problem as për Edwards, i cili i ka thënë “e di, po plakesh, por shpirti yt është më i ri”.
“E dua. Mendoj se është i bukur. Është vërtet i talentuar. Është një nga njerëzit më të talentuar që kam takuar ndonjëherë”, shtoi Cher për partnerin e saj, me të cilin është bashkë që nga nëntori i vitit 2022.
FOTO LAJM/ Qese me mbetje te kordoni policor, mesazhi simbolik: Mos i mbroni plehrat