Aplikacion
Nuk mungojnë surprizat në kampionatin anglez, teksa Chelsea e Brojës kalon nga zhgënjimi në zhgënjim. Premier League e futbollit në Angli është në javën e dhjetë. Këtë të shtunë gjithçka nisi në orën 13:30, me Chelsean që humbi në shtëpi 0-2 me Brentford. Në stol për miqtë qëndroi Strakosha, ndërsa Broja ishte mungesa e madhe e Chelseas. Këtë të shtunë në program janë katër sfida.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka ishte lënë për 45 minutat e dyta. Në të 58′ ishte Pinnock që zhbllokoi ndeshjen, pas asistit të Mbuemo. Në fundin e lojës, duhej ky i fundit që të shënonte për 0-2 në të 90+6 minutë për golin e dytë të Brentford.