zoom

Slider

Champions luan aktin e parafundit. Interi i Asllanit ngec në Benfika, Reali dhe Arsenali bindin

Champions luan aktin e parafundit. Interi i Asllanit ngec në Benfika, Reali dhe Arsenali bindin

Champions League luajti aktin e parafundit dhe zhvilloi mbrëmë disa ndeshje të xhiros së pestë të grupeve.

Grupi D

Interi i kualifikuar (11 pikë) u duk sikur kishte ardhur thjeshtë për shëtitje në Portugali. Një barazim 3-3 me Benficën, në një sfidë ku skuadra nga Milano ishte në disavantazh të 3 golave. Ish-i i zikaltërve Joao Mario ishte i papërmbajtshëm, duke kompletuar hatt-trick për 35 minuta lojë.

Goli i dytë i pësuar nga skuadra e Inzaghit, erdhi pas një gabimi të Asllanit. Interi u zgjua në pjesën e dytë, duke ngushtuar llogaritë me Arnautovic dhe Frattesi, përpara se Sanchez të barazonte shifrat. Në takimin tjetër, barazim pa gola mes Salzburg dhe Sociedad.

Grupi B

Arsenali vulos vendin e parë në grupin B, pas suksesit të thellë 6-0 ndaj Lens. Gooners shkojnë në kuotën e 12 pikëve, 4 më shumë se PSV.

Grupi A

Bayerni i shkëputur me 13 pikë nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Copenhagen.

Grupi C

Real Madrid vazhdon perfeksionin, teksa sonte mundi 4-2 Napolin në shtëpi. Një sukses që bën që Los Blancos të jenë në krye me 15 pikë, ndërsa napoletanët janë në vendin e dytë me 7 pikë. /ZOOM.AL/