Aplikacion
Gjithsesi, nga stërvitjet e fundit të kryera në Apiano Xhentile, risia pritet të nisë që nga sulmi, aty ky projektohet dyshja Sançez-Turam me Lautaron që do ta nisë nga stoli.
Fratezi do të marrë vendin e Barelës, ndërkohë që Çalhanoglu dhe Mikhitarian do të startojnë, me Asllanin që mund të aktivizohet gjatë ndeshjes.
Nuk do të ketë ndryshim në të majtë me Dimarkon, kurse në të djathtë nga minuta e parë pritet Huan Kuadrado për të marrë vendin e Dumfrisit të dëmtuar.
Në të njëjtin krah në prapavijë pritet Darmian, që do të formojë treshen para Zomerit me Açerbin e Kalros Auguston. Inzagi do të aktivizojë brazilianin në të majtë, ndërsa ka zgjedhur të lejojë Bastonin e rikthyer nga dëmtimi të rikuperojë.
Takimi më i shumëpritur i mbrëmjes së sotme është Manchester United me Bayern Mynih, teksa britanikët varen jo vetëm nga “mëshira” e gjermanëve, por edhe nga një kombinim fati në takimin tjetër mes Kopenhagen dhe turqve të Gallatasarajit.
Ndeshjet e sotme:
PSV-Arsenal
Lens-Sevilla
Manchester U.-Bayern M.
Kopenhagen-Gallatasaraj
Napoli-Braga
Union Berlin-Real Madrid
Inter- Real Sociedad
Salzburg-Benfika