Aplikacion
Ndonëse projektvendimi për ngritjen e Komisionit është futur në rendin e ditës, opozita ka paralajmëruar se është skeptike sa i takon kësaj pike, duke ngritur dyshime për qëllimin e mazhorancës.
Në kushtet kur opozita ka dhënë sinjale se nuk do t’i bashkohet kësaj nisme, ky komision i Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, mazhoranca vijon përpjekjet për të gjetur gjuhën e përbashkët me pakicën politike, që komisioni të votohet nga të dyja palët. Në rast refuzimi të opozitës mazhoranca sheh si mundësi të shtyjë votimin për miratimin e këtij komisioni në një seancë tjetër kur të jetë arritur kompromisi.
Një ditë më parë Rithemelimi deklaroi se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.
Projektvendimi më poshtë:
Në projekt-vendim thuhet se Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij që përmes një procesi publik, gjithëpërfshirës e transparent, mbështetur në mekanizmat, rregullat dhe procedurat përkatëse parlamentare dhe me angazhimin e kontributin aktiv të ekspertizës më të mirë vendase dhe ndërkombëtare të realizojë:
Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare. Pranë Komisionit të Posaçëm, për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës e transparent, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjensitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj.
Grupi i ekspertëve do të organizohet në 3 nëngrupe që do të angazhohen për 3 fushat e objektit të veprimtarisë së këtij komisioni. Ekspertët do të angazhohen në funksion të temave përkatëse, që lidhen me fushat e tyre të veprimtarisë në procesin e kryerjes së analizës dhe hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit si dhe propozimin e masave përkatëse legjislative e institucionale.
Numri dhe përbërja e grupit të ekspertëve miratohet me vendim të komisionit.
Komisioni mund të ftojë për konsultime për çështje specifike edhe agjenci dhe ekspertë të tjerë vendas e ndërkombëtarë të mirënjohur në fushat përkatëse.
Projekt-vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI
“Isha e çmendur…”/ Danja rrëfen për lidhjen me ish-partnerin: U fejua me një vajzë të virgjër