E shtunë, 28 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home In Zoom

Ku çaloi Provimi i Lirimit 2021

18/06/2021
in In Zoom, Slider
0
Ku çaloi Provimi i Lirimit 2021
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Denisa Skodi

Dy ditë më parë, saktësisht të mërkurën e 16 qershorit u zhvillua Provimi i Lirimit në lëndën e Gjuhës Shqipe. Pas përfundimit të një cikli të rëndësishëm arsimor, nxënësit do të testoheshin rreth dijeve të përthithura ndër vite. Të paktën, kështu supozohej të ndodhte. Ai që pritej të ishte një provim, i cili do të sprovonte formimin e gjithkujt, rezultoi në një tezë të diskutueshme, që me gjasa do të shkaktojë jo pak pakënaqësi në vlerësim.

Çfarë tërhoqi së pari vëmendjen ishte fakti se teza i përkiste vitit të shkuar. Në pjesën fundore të fletës shkruhej “2020”, duke vërtetur kështu atë që përflitej së fundmi nën zë, në mesin e mësimdhënësve, ku thuhej se nuk do të kishte hartim të një teze të re, por do të veprohej me atë të vitit paraardhës.

Të mospaturit një rrjedhë normale mësimore nga njëra anë, si dhe vështirësitë që e bashkëshoqëruan mësimin online nga ana tjetër justifikoi dhe nxiti nevojën e përshtatjes së tezës dhe marrjes në konsideratë të rrethanave të jashtëzakonshme, përpara përpilimit të provimit. Çka do të thotë se nëse mundësia e anulimit u hodh poshtë, së paku ekspertët e formulimit të tezave s’mund të anashkalonin të zezën mbi të bardhë: nxënësit nuk kishin mësuar në kushte normale dhe në ndryshim nga brezat e shkuar, do të gjendeshin përballë tezës në disavantazh. Pranimi dhe përpjekja e tyre për përshtatje me dijet virtuale duhet të kishin sjellë së paku mirëkuptim gjatë realizimit të pyetjeve.

Pjesa e parë e provimit nis me një artikull të “National Geographic”, “Një udhëtim në ishujt e Galapagosit”. Fill pas leximit të tij, nxënësit u përballën më pyetjen e parë, tek e cila do të ndalemi paksa.

1. Cila është arsyeja që autori e shkroi këtë artikull?

A) Të përshkruajë veprimtarinë e saj gjatë një udhëtimi në ishujt e Galapagosit
B) Të krahasojë karakteristika të ndryshme të jetës së egër në ishujt e Galapagosit
C) Të theksojë kënaqësinë që provoi duke notuar në ishujt e Galapagosit
D) Të rritë ndërgjegjësimin për të mbrojtur jetën e egër në ishujt e Galapagosit

Një shkrim i realizuar për një revistë fëmijësh, në të cilin shpaloset bota e gjallë shtazore. Formulimi i pyetjes me të drejtë të shtyn ta gjesh veten përpara vështirësisë së zgjedhjes. Në nisje të artikullit, Melina Gerosa shprehet se këtë udhëtim po e ndërmerr për ta njohur më shumë këtë vend, teksa në fund, një prej pjesëtarëve të grupit shprehet se nisur nga e gjithë kjo mrekulli është më e interesuar në mbrojtjen e mjedisit dhe të këtyre kafshëve. Kjo duket se u ka mjaftuar hartuesve të tezës për të cilësuar D-në si përgjigjen e saktë të pyetjes në fjalë, pyetje që natyrshëm të sjell ndërmend pyetjen e shumëkomentuar të maturës së 2020-ës, me personazh qendror Turin.

Si për ironi të fatit, Drejtoria e Qendrës së Shërbimeve Arsimore deklaroi asokohe se përgjigjja e saktë ishte sërish D-ja.

Si mund të ishte formuluar ndryshe: Çfarë mesazhi kërkon të tejçojë autorja?

Por ajo që ka sjellë zhgënjim dhe nxitur debat është pjesa vijuese; pyetjet e gjuhës. Rubrikën morfo-sintaksore e çel pyetja:

Cila është mënyra e formimit të fjalës vëmendje?

Së pari, kjo mënyrë e formimit të fjalëve nuk shfaqet asgjëkundi në librat e nxënësve përgjatë ciklit 9-vjeçar. Ata janë njohur me prejardhjen parashtesore, prapashtesore, parashteso-prapashtesore; kompozimin këpujor dhe përcaktor si dhe përngjitjen, por jo rastin në fjalë.

“Shkon përtej nivelit të tyre, nuk e kanë marrë si rast studimi”, shprehet një mësuese e një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, e cila ushtron prej 3 dekadash profesionin e saj, por preferon të mbetet anonime.

Në fakt, vëmendje i përket grupimit të emrave abstraktë, që formohet prej një ndërtimi frazeologjik foljor (folje + emër) me prapashtesën -je. Vëmendje ( vë mend). Ndërkohë, në çelsin e pyetjeve, pra në përgjigjet zyrtare, mënyra e saktë rezulton ndryshe: vë + mendje.

Jo vetëm një pyetje pa vend për literaturën që nxënësit kanë marrë nën studim, por gjithashtu shqetësuese sa i takon rëndimit të psikologjisë së fëmijës. Një ndër parimet kyçe të hartimit të tezave konsiston te renditja e pyetjeve sipas nivelit të vështirësisë. E thënë në vija të trasha, një pyetje e vështirë që në fillesë të provimit shkakton panik dhe humbje interesi apo motivimi.

Si mund të ishte ndryshe: Nxënësit mund të pyeteshin për një folje të prejardhur, emër të përbërë ose numëror të përngjitur.

Zhvendosemi në pyetjen 20. Tregoni mënyrën dhe kohën e foljes: Ato gjëra që do të më duheshin për të filluar ndërtimin e strehimit tim.

Folja është në mënyrën dëftore, koha e ardhme e së shkuarës. Një kohë kjo me të cilën nxënësit njihen pak ose aspak.

“Disa pyetje të gjuhës ishin padiskutim ndëshkuese për nxënësit e nivelit të lartë. Të tjerët pastaj nuk e gjetën veten aspak në gramatikë. Mund të them me kompetencë që do të zinin ngushtë edhe vetë maturantët”, shprehet një tjetër mësuese.

Kontaktuar nga Zoom.al, mësuese të Gjuhës Shqipe i mëshojnë faktit se niveli i disa pyetjeve ishte i tepruar. Sipas tyre, pyetja 23 ishte gjithashtu problematike.

23 a) Gjeni përcaktorin. Tregoni me se është shprehur.

U njohëm me fjalorin e kësaj fushe.

Përcaktori “e kësaj fushe” është shprehur me grup emëror (GE). Rasti i shprehjes së përcaktorit me grup emëror, NUK përfshihet në tekstin mësimor të nxënësit. Si një rast i veçantë, ai merret nën shqyrtim në sistemin universitar.

Si mund të ishte ndyshe: Nxënësi mund të ishte pyetur rreth 3 llojeve të përcaktorit (me drejtim, me përshtatje, bashkim), përcaktorit kallëzuesor ose ndajshtimit (i veçuar, i paveçuar).

Mesa duket, edhe këtë vit, provimi shtetëror nuk ka mundur t’I shpëtojë mendësisë së kleçkave, kur ndërkohe niveli I çdo dijemarrësi mund të testohet me pyetje të caktuara, pa lindur nevoja për kapërcime të këtilla.

“Mungonte shkallëzimi i niveleve, pyetjet e gjuhës ishin thuajse të gjitha mbi nivelin mesatar. U dha mënyra dëshirore, fjalia njëkryegjymtyrëshe foljore me vetë të papërcaktuar, tema që jemi ndalur shumë pak dhe janë përfshirë përgjatë mësimit online. Mund të ishin bazuar tjetërkund”, argumenton mësuesja K.I.

Një tjetër pikë e diskutueshme është krahasimi i natyrshëm mes Provimit të Lirimit dhe atij të Maturës Shtetërore 2021.

“Matura u përball me shumë pak pyetje gjuhe, ndërkohë që shpërndarja e orëve dhe raporti gjuhë-letërsi mbetet i njëjtë si në sistemin 9-vjeçar. Pastaj edhe vështirësia me të cilën u hasën, krahasuar me Provimin e Lirimit vlen për t’u diskutuar”, vijon arsimtarja K.I. / @ Zoom.al


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Zbulohen katër kandidatët e Berishës për nënkryetarë të Partisë Demokratike
Politikë

Emrat/Berisha ndryshon sërish listën e Kryesisë së PD-së

27/05/2022
Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?
Politikë

Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?

27/05/2022
Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”
Politikë

Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”

27/05/2022
FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari
Aktualitet

FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari

27/05/2022
Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës
Aktualitet

Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës

27/05/2022
Zbulohen katër kandidatët e Berishës për nënkryetarë të Partisë Demokratike
Politikë

Zbulohen katër kandidatët e Berishës për nënkryetarë të Partisë Demokratike

27/05/2022
Lajm i rradhës
Vinin nga Italia, sekuestrohen një sasi paundësh në Portin e Durrësit

Vinin nga Italia, sekuestrohen një sasi paundësh në Portin e Durrësit














Të fundit

Politikë

SPAK i bllokoi pasurinë, kush është deputeti që Berisha e propozoi për në Kryesi

27/05/2022
Politikë

Emrat/Berisha ndryshon sërish listën e Kryesisë së PD-së

27/05/2022
Politikë

Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?

27/05/2022
Politikë

Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”

27/05/2022
Aktualitet

FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari

27/05/2022
Sport

Peshëngritësi Kreshnik Leka merr medalje argjendi në “Athina Open 2022”

27/05/2022
Aktualitet

Policia del me një tjetër njoftim: Ja kush janë dy vëllezërit që u mbytën sot në liqen

27/05/2022
Sport

Kore dhe banderola kundër Lazio-s, Kumbulla me shokë nën hetim

27/05/2022
Aktualitet

Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës

27/05/2022
Aktualitet

Vrau gruan në sy të foshnjës, transferohet në një tjetër burg piloti grek

27/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In