zoom

Ekonomi

Buxheti 2024, SPAK i pakënaqur/ Dumani: Nuk plotësohen paratë për pagat!

Buxheti 2024, SPAK i pakënaqur/ Dumani: Nuk plotësohen paratë për pagat!

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zhvilloi ditën e sotme (e premte, 10 Nëntor) seancën dëgjimore për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”, me disa prej institucioneve, ndër to edhe me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në fjalën e tij, kreu i SPAK u shpreh se përgjithësisht në buxhet të gjitha kërkesat e Prokurorisë së Posaçme i gjen të vlerësuara, por vlerëson se ka vend për pranimin e kërkesë në lidhje me vlerësimin e pagave dhe shpenzimeve.

Më tej, ishte drejtori i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar pranë SPAK, Armand Shini, ai i cili shpjegoi se në fakt në buxhetin e parashikuar për vitin 2024 ka një mangësi pre 74 mln lekësh, duke mos llogaritur aty efektet për gatishmëri mbi pagën bruto.

Altin Dumani: Jemi njohur me projekt buxhetin e viti 2024 dhe përgjithësisht i gjejë të vlerësuara kërkesat e institucionit tonë, por besojmë se ka vend për pranimin e kërkesave në lidhje me zërin e investimeve dhe shpenzimeve për pagat.

Armand Shini: Ky buxhet nuk plotëson kërkesat e paraqitura nga ana jonë në zërin e pagave në shumën e 216 mln lekë, mallra dhe shërbime 24 mln lekë dhe zërin e investimeve 309 mln lekë, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore plotësojnë madje tejkalojnë.

Pagat kanë një mangësi prej 74 mln lekësh, në zërin e pagave konstatojmë se nga M. e Financave nuk janë marrë parasysh efekte në pagën bruto për gatishmëri, orë jashtë orarit, etj si dhe diferenca të tjera të llogaritura e vështirësi në punë.