Aplikacion
Një tender i bashkisë së Tiranës, për blerje karburanti për automjetet e kompanisë DC sh.a, një shoqëri ndërtimi e themeluar më 28 tetor 2020, u shënua me flamur të kuq.
Në bordin e kompanisë DC sh.a janë Redi Molla, administrator i saj dh eish -drejtor i ujësjellësit në Bashkinë e Tiranës, Arbajn Mazniku -nënkryetar i Bashkisë dhe Laura Deliu -Drejte në Drejtorinë Juridike të Bashkisë Tiranë.
Tenderi është sinjalizuar me flamur të kuq nga Openprocurement Albania, një projekt transparence mbi prokurimet publike, i mbështetur nga ambasada suedeze.

Arsyeja e sinjalizimit si tender me probleme është me arsyetimin “Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit”. Në këtë mënyrë tenderi ka vijuar vetëm me 1 kompani.
Kompania fituese është 2A2F-L OIL shpk, me Administrator Fabian Goçin, bashkëshort i deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe pronar e aksioner i disa kompanive të tjera në fushën e kaburanteve.

Bashkia e Tiranës, si autoritet prokurues, thotë se kompania tjetër në garë, EUROPETROL DURRES ALBANIA ” sha, nuk përmbushte kriterin e dokumentacionit për stacionet e furnizimit. Kompania e skualifikuar nuk ka bërë ankesë.
Por ajo që bie në sy në këtë tender është fakti se të dyja kompanitë kanë bërë ekzaktësisht të njëjtën ofertë, atë të fondit limit të shpallur nga Bashkia, 2,430,556 lekë. Pra, një tender pa konkurrencë edhe përsa i përket vlerës së ofertës.

Megjithatë, bashkia ka njoftuar operatorin ekonomik “2A2F- L OIL” shpk me adresë Njësia Bashkiake nr.5, Rruga Ibrahim Rrugova, Kulla Sky Toewer, kati 7, ap.3, Tiranë, se oferta e paraqitur me 2.430.556 (dymilion e katërqind e tridhjetëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë pa tvsh , është identifikuar si Oferta e suksesshme. /Zoom.al