zoom

Të gjitha

Sipas Kim Kardashian, të martohesh për të katërtën herë nuk është aq keq

Pas tre herëve të dështuara , Kim Kardashian është  sërish gati të martohet edhe një herë tjetër .

Unë besoj në dashuri.Kjo është arsyeja pse, shpresoj se do të ketë  edhe një dasmë tjetër për mua. Hera e katërt është sharmi!”- është shprehur Kim .

Edhe pse ajo nuk përmendi se me kë do të dëshironte të martohej , është e qartë se marrëdhënia e saj me yllin e “Saturday Night Live” Pete Davidson është bërë  mjaft serioze  gjatë muajve të  fundit. Dyshja u shfaqën në tapetin e kuq si çift në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, më 30 prill.

Ditë më vonë, ata u nisën për në New York City në mbrëmjen më të famshme vjetore të Shteteve të Bashkuara,në Met Gala 2022 ku shkëlqyen të dy me pamjen e tyre  .

Bukuroshja aktualisht po shijon romancën me aktorin pasi u nda nga reperi Kanye West me të cilin ka katër fëmijë: North , Saint, Chicago dhe Psalm./L.K

/Zoom.al