zoom

Lajme

Bujar Osmani shpall fitoren dhe nis festën, i çon mesazh Taravarit: Prano vullnetin e popullit

Teksa procesi i numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut vijon, kandidati i BDI-së, Bujar Osmani shpalli fitoren përballë kandidatit tjetër shqiptar, Arben Taravari.

Sipas rezultateve të deritanishme, Silanovska-Davkova e VMRO DPMNE, ka fituar 197.741 vota apo 37.80 %.

Kandidati për president i koalicionit për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski, ka marrë 97.592 apo 18.66 % të votave.

Bujar Osmani është i treti me 81.748 vota apo 15.63 % të votave të fituara.

Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit, ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.

Bujar Osmani ftoi kundërshtarin e tij, Arben Taravarin, të pranojë rezultatin, ndërkohë që mbështetësit e tij kanë nisur festën.

“Më lejoni që para jush të shpall fitore të thellë me dallim mbi 40 mijë vota. Kemi shënuar fitore pothuajse ose në çdo komunë. Duke nisë në Jogonovcë, Hogoshinë, Vrapqincë, Bogovinë. Fitore të jashtëzakonshme në Strugë, në Qoshk, Zenelikovë në Ohër dhe fitore në Tetovë.

Të dashur qytetarë, urime të gjithëve edhe një herë. Ju faleminderit për besimin. Kjo fitore e jona është e përbashkët. Fronti Eveopian po ngritet në një lokomotivë evropiane për popullin.

Në emër të frontit dua tu jap fjalën se vota juaj është detyrimi im. Dëshiroj t’i them dicka kundërshtarit tim. Arben pavarësisht goditjeve të ulëta patëm një fushatë me respekt, duhet të pranojmë vullnetin e popullit.

Ka përshtypje që votuesit ende nuk kanë kaluar barrierat etnike, shoqëria jonë është ende e ndarë. Prandaj angazhimi im programor është zgjedhja e presidentit me dy të tretat dhe shumicë të dyfishtë në Kuvend”, tha Bujar Osmani.