zoom

Bota

Breshëri plumbash në një shkollë në Bosnje-Hercegovinë, 3 të vdekur

Tre persona u vranë të mërkurën nga të shtënat në ambientet e gjimnazit në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.

Sulmuesi tentoi të kryente vetëvrasje dhe u plagos rëndë.

Ai qëlloi me armë automatike në drejtim të tre punonjësve të shkollës, duke vrarë drejtorin, sekretaren dhe një profesor, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë policia e kantonit Una-Sana.

Autori i dyshuar i vrasjeve është punonjës i shkollës së mesme të përzier në Sanski Most.

Policia tha se ai është transferuar në Qendrën Klinike Universitare në Banja Llukë.

Nga ky spital i thanë Radios Evropa e Lirë se pacienti u soll me një plagë në gjoks, të shkaktuar nga arma e zjarrit.

“Pacienti është i vetëdijshëm. Aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat diagnostike dhe është planifikuar një operacion”, thuhet në deklaratë./ Radio Evropa e Lirë