zoom

Sport

Brazili surprizon me emrin e trajnerit të ri

As Ancelotti e as Jose Mourinho, Brazili nuk i largohet traditës, të paktën jo për momentin, teksa prezantuan trajnerin e ri, sërish një brazilian.

Dorival Junior, ish trajneri i Flamengo-s, aktualisht trajneri i Sao Paulo-s, është emër në krye të 5 herë kampionëve të botës.

Dorival merr vendin e Diniz i cili u shkarkua pas vetëm 6 ndeshjesh. Ka qenë klubi i Sao Paulo-s që ka bërë publik këtë vendim të federatës me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke përcjellë edhe fjalët e trajnerit:

“Është një ëndërr e bërë realitet, një vlerësim i punës së bërë në krye të Sao Paulo-s. Falënderoj tifozët për dashurinë dhe mbështetjen”, u shpreh Dorival. /ZOOM.AL/