zoom

Lajme

Braçe tallet me LaCivita: Thashë se iku pa më takuar

Braçe tallet me LaCivita: Thashë se iku pa më takuar

Në ditën e parë të rikthimit në Kuvend pas zgjedhjeve, deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një postim ironik ndaj konsulentit të fushatës së PD-së, Chris LaCivita.

Braçe ka nxjerrë disa foto ku shfaqet me deputetin tjetër socialist Vullnet Sina, i cili ka një ngjashmëri të madhe me diplomatin amerikan ku shkruan:

“Sherifi është në qytet! Thashë se iku pa më takuar qoftë edhe një herë, por ja ku është nën kontratë ende.”

Më poshtë Braçe sqaron se është Vullnet Sina, ndërsa ka përshëndetur edhe rezultatin e tij në zgjedhje.

Postime të lidhura