Aplikacion
Grupi i deputetëve dhe ministrave të Partisë Socialiste kanë braktisur sallën e Kuvendit pasi demokratja Ina Zhupa replikoi me deputetin socialist, Erion Braçe dhe e quajti këtë të fundit si “‘kone”, “të ha m** goja”!
Sapo Zhupa mori fjalën për interpelancë, ajo iu drejtua me fjalë fyese socialistit. “O Erjon t’u rrittë boja, sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht”, tha Zhupa.
Demokratja mbështeti vendimin e socialsitëve për tu larguar, duke i thënë “të gjithë jashtë, të gjithë të korruptuarit jashtë. Ju hajdutë dhe të korruptuar nuk duhet të jeni këtu”.
Ndërsa deputeti i PS, nga vendi iu drejtua duke thenë: Mbaje gojën, fytyrë e keqe. E di ç’të punoj!
Replika e saj ndaj Braçes erdhi pasi ai në nisje të seancës plenare e quajti atë ruse.“Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse”, tha Braçe./ Zoom.al
