zoom

Sport

“Boxing day” u sjell fat! Chelsea dhe Broja nuk ndalen, marrin fitoren e dytë radhazi

“Boxing day” u sjell fat! Chelsea dhe Broja nuk ndalen, marrin fitoren e dytë radhazi

Chelsea triumfoi 2-3 ndaj Luton, në ndeshjen e Premier League. Blutë e Londrës  vendos ndeshjen në shinat e duhura që në pjësën e parë, pasi kaluan në epërsinë e dy golave.

Palmer realizoi i pari, ndërsa Madueke dyfishoi llogaritë. Në pjesën e dytë, Palmer thelloi avantazhin me një tjetër gol, por vendasit nuk u dorëzuan.

Barkley “tundi rrjetën” për Luton në minutën e 80-të, ndërsa Adebayo ngushtoi shifrat në të 87-tën.

Gjithsesi, në fund fitoi Chelsea që shkon në kuotën e 28 pikëve, në mesin e tabelës. Luton renditet në vendin e 18-të me 15 pikë. Titullar në këtë takim ishte edhe Armando Broja, i cili luajti 63 minuta. /ZOOM.AL/