zoom

Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës 

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës 

Bordi i transparencës është  mbledhur këtë të shtunë dhe ka caktuar çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve.

Sipas vendimit të sotëm, datë 2 maj, nafta është ulur me 2 lekë nga hera e fundit dhe duke nisur nga pasditja e sotme, do të shitet me 206 lekë për litër.

Ndërkohë, edhe çmimi i benzinës është ulur me 1 lekë, dhe do të shitet me 184 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora  16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Postime të lidhura