zoom

Stil

Bora Zemani i merr Arbana Osmanit moderimin e “Big Brother”?

Prej disa ditësh qarkullojnë lajmet se mes Arbana Osmanit dhe Top Channel ka “kërcitje” në marrëdhënie dhe për pasojë, aludohet se ajo nuk do të moderojë më “Big Brother Vip” në sezonin e ri.

Pjesë e thashethemeve bëhet edhe Bora Zemani, e cila përflitet si një nga pretendentet që mund t’i zërë Arbanës vendin. Një deklaratë e saj e fundit, kur u pyet nëse do ta moderonte “Big Brother”, shtoi edhe më shumë dyshimet.

“Thua do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…”, tha Bora Zemani.