zoom

Politikë

“Bojkotojeni”/ Komisioni i Rithemelimit të PD-së: Mbledhja e Bashës, nul dhe e paligjshme

“Bojkotojeni”/ Komisioni i Rithemelimit të PD-së: Mbledhja e Bashës, nul dhe e paligjshme

Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i konstituar dje në mbledhjen e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha i bën thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar të bojkotojnë mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha.

Komisioni i Rithemelimit e cilëson nul dhe të paligjshëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Basha dhe iu bën apel anëtarëve të mos bëhen pjesë e përçarjes dhe e përjashtimeve nga PD.

DEKLARATA

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar!
Dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit për shkelje të rënda statutore, si dhe konstatoi paligjshmërinë e pjesës më të madhe të kryesisë si të zgjedhur në dhunim flagrant me statutin e PD.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit për t përmbushur vakumin e krijuar deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re!

Për sa më lart ju njoftojmë se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme.

Ju bëjmë thirrje të bojkotoni mbledhjen dhe mos bëheni pjese e paligjshmërisë!
Ju ftojmë gjithashtu të mos bëheni pjese e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer të Lulzim Bashës.

Sot është momenti të bashkohemi duke dëgjuar zërin dhe vullnetin e demokratëve!
Komisioni i Rithemelimit

Postime të lidhura