zoom

Aktualitet

Bllokohen rrugët në Tiranë/ Masa të rrepta sigurie për Samitin Europian

Bllokohen rrugët në Tiranë/ Masa të rrepta sigurie për Samitin Europian

Policia e Shtetit ka publikuar sot masat e plota të sigurisë që do të zbatohen në kuadër të zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili do të mbahet më 16 maj në Tiranë.

Ky samit konsiderohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të vitit për Shqipërinë, me pjesëmarrjen e delegacioneve të nivelit të lartë nga e gjithë Europa.

Në këtë kuadër, janë planifikuar bllokime të përkohshme rrugore dhe kufizime të qarkullimit në zona të caktuara të kryeqytetit.

Zonat e bllokuara dhe devijimet kryesore

Më 16 maj, nga ora 06:00 deri në 18:00, do të bllokohet tërësisht për këmbësorët dhe automjetet zona ku zhvillohet samiti, përfshirë sheshin “Skënderbej” dhe rrugët përreth, si bulevardi “Zogu i Parë”, “Myslym Shyri”, “Ibrahim Rrugova”, “Ded Gjo Luli”, “Urani Pano”, “Barrikadave” dhe segmente të tjera qendrore.

Gjithashtu, do të ketë bllokime të pjesshme ose të plota të akseve kryesore rrugore që lidhin aeroportin “Nënë Tereza” me Tiranën në datat 14, 15 dhe 16 maj, në orare të ndryshme, në varësi të lëvizjes së delegacioneve.

Njoftimi i policisë:

BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT

Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:
Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:
o Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;
o Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;
o Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;
o Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;
o Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.

II. BLLOKIME TE AKSEVE RRUGORE

Bllokime të plota të akseve rrugore:

Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:

a. Më datë 14.05.2025, nga ora 22:00 – 23.00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).
b. Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
c. Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
d. Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”

Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.

Postime të lidhura