zoom

Aktualitet

Bllokohen 1.5 ton çokollata Milka në Kapshticë

Bllokohen 1.5 ton çokollata Milka në Kapshticë

Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar këtë të enjte, 5 mars, një automjet të ngarkuar me rreth 1.5 tonë çokollata, i cili tentoi të kalonte në Kapshticë pa kryer deklarim doganor dhe pa asnjë dokumentacion për produktin. 

Siç thuhet në faqen zyrtare, mallrat ishin të destinuara për tregun e lirë në mënyrë të paligjshme.

Pas kontrollit të plotë të mjetit, u zbulua se ngarkesa përbëhej nga 566 kuti çokollata, me një peshë totale rreth 1 500 kg. 

Autoritetet doganore po vijojnë veprimet hetimore për procedimin penal në organet kompetente.