zoom

Lajme

Blero i kërkon rikthim ish-partneres: Beba ime s’më hahet bukë që kur ti ike

Blero Muharremi i ka kërkuar falje ish-partneres së tij dhe i ka bërë thirrje publike të rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Këngëtari, në një postim në rrjetet sociale, iu drejtua duke i thënë që “s’po më hahet buka prej që ti ke ik”, duke shtuar se e ka marrë malli të jenë sërish bashkë.

Artisti u shpreh se askënd nuk ka dashur si ajo dhe se të dy janë fajtor për arsyen pse shkuan drejt ndarjes.

“Spo me hahet buka prej qe ti ke ik, nuk po kam gjume duke te par nat per nat ne endrra te mija, nuk po shof motiv pa ty.

Aq shume me ka marr malli te te kam prape timen. Je dashuria e jetes sime.. askend skam desht si ty dhe krejt edin cka kam ba une per ty.

Te kerkoj edhe njeher publikisht RIKTHIM BEBA JEM edhe pse edi pergjigjen tende.. Te dyt jemi fajtor dhe ti e para! Mos harro..”, shkruan Blero.