Aplikacion
Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij, Eronita, janë bërë prindër të një djali, duke përjetuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre.
Mësohet se Eronita ka sjellë në jetë vogëlushin ditën e djeshme në Sarajevë, ku raportohet se lindja ka shkuar pa komplikacione dhe se si nëna ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë.
Menjëherë pas marrjes së lajmit, Blero është nisur drejt Sarajevës për të qenë pranë partneres dhe djalit të tij në këto momente të veçanta për familjen, raporton Prive.
Çifti, i cili ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut jetën e tyre private, nuk ka ndarë ende detaje të tjera rreth ardhjes në jetë të fëmijës, përfshirë edhe emrin e tij.
Për Bleron, ky është fëmija i dytë, pasi artisti është baba edhe i një vajze nga martesa e tij e mëparshme. Ndërsa për Eronitën, ky është fëmija i parë.