Aplikacion
Këngëtari Blero Muharremi i ka dhënë fund beqarisë për herë të tretë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me partneren Eronita. Ceremonia e martesës u zhvillua në një atmosferë private, ku pranë çiftit ishin të ftuar të afërm dhe miq të ngushtë.
Pamjet nga ceremonia janë shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, duke treguar momentin kur Blero dhe Eronita shkëmbejnë betimin e martesës dhe i thonë “Po” njëri-tjetrit.
Pak ditë para ceremonisë, Blero kishte postuar një foto me një fustan nusërie në Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin “Të dua”, duke nxitur dyshime dhe kuriozitet te ndjekësit e tij.
Kjo është martesa e tretë për Blero Muharremin, i cili ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për jetën e tij sentimentale.
Ai më parë ka qenë i martuar me aktoren e njohur Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë. Pas kësaj, ai ishte në një lidhje me modelen Afrona Dika, me të cilën martesa nuk i zgjati shumë./ Zoom.al





