zoom

Ekonomi

Bie përsëri euro. Arrin në nivelin më të ulët që nga gushti

Bie përsëri euro. Arrin në nivelin më të ulët që nga gushti

Bashkë me muajin nëntor është rikthyer edhe zhvlerësimi i euros. Pas një stabilizimi 2-mujor, euro ka prekur sot (2 nëntor) nivelin më të ulët që nga gushti, 105.36 lekë.

Të njëjtën tendencë kanë pasur edhe valutat e tjera, me dollarin që këmbehet me 99.17 lekë dhe paundi britanik me 120.85 lekë.

Pika më e ulët e kursit të këmbimit ishte në mesin e korrikut kur 1 euro këmbehej me 100 lekë. Deri në fund të tetorit, kursi ishte stabilizuar rreth 106 lekëve pa luhatje.

Kjo tregon se qarkullimi i euros në tregun vendas vazhdon të jetë i lartë dhe ndonëse sezoni turistik është pranë fundit. Temperaturat e larta zgjatën sezonin. Forcimi i lekut dhe zhvlerësimi i euros është arsyetuar pikërisht me flukset turistike në vend dhe me rritjen e eksporteve, si nga qeveria ashtu edhe nga Banka e Shqipërisë.

Gjithsesi euro nisi dobësimin që në tremujorin e parë të vitit dhe po vazhdon ende, duke vënë në dyshim arsyetimin e mësipërm. Për ekspertët e pavarur, luhatjet e forta janë burim i parasë informale në vend dhe spekulimit të qëllimshëm.

Për ekspertët e BSH-së, ky është kursi i ri i këmbimit dhe nuk ka gjasa që të rikthehet në nivelet e mëparshme.