Aplikacion
Një e moshuar ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë, pasi ra aksidentalisht nga tarraca e banesës së saj.
Njoftimi i policisë:
– Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.