Aplikacion
Aplikacioni i Instagramit shfaqi probleme këtë të premte për mijëra përdorues në SHBA, Britaninë e Madhe, disa vende të Evropës, Azisë dhe Australisë.
Për minuta të tëra, qytetarët nuk përdorën dot si zakonisht aplikacionin, duke përjetuar vonesa në përditësimin e postimeve.
Nga problemi u prekën rreth 2 milionë përdorues, ndërsa disa prej tyre u ankuan në rrjetin social X.
Meta, kompania që drejton Instagram-in, ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkakun e këtij problemi.
