Aplikacion
Grupi “Destiny’s Child” është ribashkuar për herë të parë pas shtatë vitesh për finalen e madhe të turneut të Beyonce-s “Cowboy Carter” në Las Vegas.
Trio i surprizoi fansat me disa prej këngëve të tyre më të dashura, duke përfshirë “Lose My Breath” dhe “Bootylicious”.
Kelly Rowland dhe Michelle Williams iu bashkuan gjithashtu Beyoncé-s për një interpretim të hitit të saj të vitit 2022, Energy.
Grupi që kryesonte top listat ndau rrugët e tyre në vitin 2006, por janë ribashkuar më parë gjatë performancës së Beyoncé-s në Super Bowl në vitin 2013 dhe në performancën e saj kryesore në Coachella në vitin 2018.
