Aplikacion
Zjarret në vendin tonë kanë dalë jashtë kontrollit dhe tashmë janë jashtë mundësive për t’u përballuar nga autoritetet lokale, por edhe ato qendrore.
Në këtë mënyrë, në pamundësi për të kontrolluar zjarret, autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve.
Pas urdhrave për evakuimin e banorëve nga 6 fshatrave në Gramsh, një urdhër i ngjashëm është bërë dhe për banorët e disa njësive në Poliçan.
Ministria e Mbrojtjes iu kërkon banorëve në Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
Mesditën e sotme u regjistrua dhe viktima e parë nga zjarret në vend, i cili ishte një 80 vjeçar nga Gramshi.
