Aplikacion
“Klubi falënderon Besnikun për serinë e shkëlqyer që ka arritur dhe kështu ka udhëhequr klubin drejt një ëndrre. Klubit i duhet kohë për të kërkuar një trajner për kampionatin e ri”, shkruan në njoftimin e Mechelenit.
“Lojtarët duhet të dëshmojnë veten me një trajner të ri. Më vjen keq për largimin tim. Më pëlqeu të punoja këtu. Unë e bëra punën time këtu. Kur mbërrita skuadra ishte në gjendje të keqe, por pas kësaj arritëm rezultate të një ekipi kampion. Ne madje luftuan për vendin e parë deri në ndeshjen e fundit.
A do të kisha qëndruar nëse do të arrinim në plejofin e Ligës së Kampionëve, nuk e di. Shpresoj që klubi të tregoj paraqitjet e duhura për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Hasi në konferencë. /ZOOM.AL/
“S’është menaxher, por recepsionist”, Robert Berisha për Xhensilën: Famën e ka nga Bes Kallaku…