zoom

Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin, mijëra qytetarë falin namazin në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin, mijëra qytetarë falin namazin në sheshin “Skënderbej”

Pas një muaji agjërimi dhe përkushtimi, besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin.

Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku kryen ritet fetare dhe falën namazin e kësaj dite të shenjtë.

Në fjalën e tij, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, përcolli urimet me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e paqes dhe solidaritetit, veçanërisht në një kohë konfliktesh.

Ai u ndal edhe te situatat e vështira në zonat e luftës, duke theksuar se shumë familje nuk e përjetojnë dot gëzimin e kësaj dite për shkak të humbjeve dhe pasigurisë. Spahiu bëri thirrje për lutje dhe mbështetje për të gjithë ata që vuajnë, veçanërisht për fëmijët dhe familjet e prekura nga konfliktet.

Fiter Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe është një festë që simbolizon solidaritetin dhe ndihmën ndaj atyre në nevojë. Në prag të saj, besimtarët japin lëmoshë, duke ndarë gëzimin me të varfrit dhe duke forcuar ndjenjën e bashkësisë.

Postime të lidhura