zoom

Aktualitet

Bujar Spahiu uron besimtarët për Fiter Bajramin: Paqe, shëndet dhe begati për çdo familje

Bujar Spahiu uron besimtarët për Fiter Bajramin: Paqe, shëndet dhe begati për çdo familje

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajrami, duke përcjellë mesazhe për paqe, shëndet dhe begati në familje.

Përmes një videomesazhi, ai theksoi se muaji i Ramazani ishte një udhëtim shpirtëror përkushtimi, sakrifice dhe afrimi me Zotin, ku përmes agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira u forcua besimi dhe solidariteti mes njerëzve.

Spahiu u shpreh se Fiter Bajrami është një festë që përçon vlerat më të larta njerëzore, si mëshira, dashuria, falja dhe ndihma ndaj atyre në nevojë, duke uruar që kjo ditë të jetë një moment gëzimi, bashkimi dhe mirësie për çdo familje shqiptare.

“Sot jemi në ditën e fundit të një muaji adhurimi, mëshire, faljeje e solidariteti. Nesër kemi festën e Fiter Bajramit. Kam nderin dhe kënaqësinë t’iu përcjell urimet më të sinqerta me rastin e kësaj feste të bukur. Ramazani ishte një udhëtim shpirtëror i përkushtimit, sakrificës dhe afrimit me Zotin. Përmes agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira ne forcuam besimin tonë dhe ndjenjën e solidariteti me njëri-tjetrin. 

Fiter Bajrami është festa që na kujton vlerat më të larta njerëzore, mëshirën, dashurinë, faljen dhe ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë. Le të jetë kjo ditë një moment gëzimi dhe bashkimi dhe mirësie për çdo familje shqiptare. Në emër të KMSH, ju uroj nga zemra gëzuar Fiter Bajramin. Zoti e pranoftë agjërimin dhe lutjet tuaja dhe iu dhëntë paqe, shëndet e begati në familjet tuaja“, theksoi ai në mesazhin e tij.