zoom

Lajme

Berisha shpjegon pse fshiu foton e Vangjush Dakos në qeli: Ishte video intime me Ron Shqopën

Berisha shpjegon pse fshiu foton e Vangjush Dakos në qeli: Ishte video intime me Ron Shqopën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar arsyen pse fshiu nga rrjetet sociale një foto të publikuar pak ditë më parë, ku pretendonte se shfaqej Vangjush Dako në qeli me një telefon celular, në shoqërinë e të njohurit si “Ron Shqopa”.

Pas publikimit, imazhi u hoq nga faqet e tij zyrtare, duke ngjallur reagime dhe pikëpyetje për autenticitetin e tij.

I pyetur sot nga gazetarët mbi këtë veprim, Berisha deklaroi se e tërhoqi postimin pasi më vonë u informua se bëhej fjalë për një video intime midis Dakos dhe Ron Shqopës.

“Në rast se ka të dhëna se fotoja është fake, unë menjëherë e heq. Qytetari dixhital funksionon me një burim,” tha Berisha.

Duke shtuar: “Aty kishte Vangjush Dako. A u burgos për të shkuar te Veliaj? Është e vërtetë. U shtrua në spital që të kalonte tek Veliaj? Edhe kjo është e vërtetë. Por më pas, kur pashë se ajo ishte një video me përmbajtje intime me Shqopën, e hoqa menjëherë.”