Aplikacion
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh gjatë një bashkëbisedimi se brenda Partisë Demokratike nuk ka përçarje reale, por përpjekje të nxitura për të zhvendosur vëmendjen nga problematikat kryesore politike.
Ai akuzoi se një pjesë e mediave po përdoren për të ndikuar debatin publik dhe për të krijuar tensione artificiale brenda opozitës.
Berisha deklaroi se një televizion, sipas tij, po përdor Ervin Salianjin për të rregulluar marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama.
“Ka një televizion që e ka birësuar Salianjin, pronari e ka birësuar, i cili jep në 4 orë, 16 lajme Salianjin. Dhe i merr të gjitha, gazetarë shumë të mirë ka në atë televizion. I merr që të gjitha nga zyra e Ramës dhe kujdeset vetë, se ka shpresë do të rregullojë nëpërmjet Salianjit marrëdhëniet me Ramën dhe kujdeset vetë. Por në fakt, përveç se në ndikimin e mafias së fjalës së lirë, të Edi Ramës dhe puthadorëve të tij. Të siguroj unë që nuk ka një debat të pashëndetshëm brenda PD. Jo këta nuk kanë lidhje.
Po ky televizion vë etiketa, x, nënkryetari pa patur kurrë funksione. Shpif duke dëshmuar se janë një mafie e paskrupullt, mafie e turpshme që bëjnë gjithçka ti shërbejnë qeverisë në mënyrë që mund të marrin disa favore. “
Ai hodhi sërish akuza ndaj Salianjit, duke thënë se ai merr udhëzime nga krimi dhe se kur ishte në burg u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri.
“Nuk mund të kandidojë ai që bashkëpunon me krimin që merr udhëzimi nga Bistri dhe Agasi, që ne e bënim hero në burg kurse ai shtronte dreka dhe darka me Gjokën dhe Bistrin. Salianji në burg e shiti veten. Në burg ai u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri, sapo doli ishte në shoqërinë e Agasit”, thotë Berisha.