Aplikacion
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për çarmatimin e të gjithë agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke ironizuar se ata do të pajisen vetëm me “patllake dërrase”.
Jashtë SPAK, Berisha tha se takimI i mbyllur ishte zhvilluar në godinën e SPAK ku, sipas tij, qytetarët nuk lejoheshin të hynin.
Ai pretendoi se ish-kreu i institucionit Altin Dumani kishte mbledhur agjentët për t’u lexuar “urdhrin e fundit të Edi Ramës”.
Sipas Berishës, vendimi për çarmatimin e agjentëve është mbajtur i fshehtë për më shumë se 20 ditë dhe është bërë publik vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai e cilësoi si “antikushtetues, antiligjor dhe të paprecedent në historinë e Europës dhe botës”.
Berisha deklaroi gjithashtu se arsyeja e këtij vendimi lidhet me frikën e kryeministrit nga prania e agjentëve të armatosur të BKH-së në Kryeministri, duke e quajtur këtë situatë “të papranueshme për një shtet ligjor”.
Deklarata e Berishës:
Po të kërkoni ju të futeni në atë ndërtesë, nuk u lejojnë sepse po zhvillohej një takim shumë i veçantë.
Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës.
Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase.
Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin.
Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë.
Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses.
Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor. /Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari