Aplikacion
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar përplasjen mes Kryeministrit Edi Rama dhe krerëve të BKH, të cilët shkuan në Këshillin e Ministrave për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë që kishte pezulluar zëvendëskryeministren Belinda Balluku nga detyra.
Shehaj tregoi në emisionin “Top Story” se kur drejtuesit e BKH trokitën në dyert e kryeministrisë, Rama i mbajti jashtë për rreth dy orë, për të kuptuar arsyet e vizitës së tyre. Sipas tij, kjo tregon se kryeministri u ndje i frikësuar nga situata.
“E para, koha ka treguar që politikanët e korruptuar nuk ikin vetë, por ikin se merren të pandehur. Duhet të dënohen që të largohen nga posti apo karrigia. Kjo është thelbësore. Jemi apo s’jemi një nga vendet më të korruptuar në botë. Ajo drejtësia që thoshin nuk mund të merreni me peshqit e vegjël. Tani që po vehet te rrethi i ngushtë i Ramës, që po i vete SPAK-ut zyra Ramës. Krerët e BKH ikën me urdhër nga SPAK-u në kryeministri. Mendoni çfarë mund të ketë ndodhur aty. Këta kanë trokitur atje. Imagjinoni Ramën, gjëja e parë që bënë Garda merr në telefon shefin.
Ramën e ka kapur frika. E di çfarë ka ndodhur aty. I kanë mbajtur jashtë 2 orë krerët e BKH sepse Rama donte ta dinte pse po i venin ata. Për çfarë arsye po shkonin. Është shumë domethënëses ajo që ka ndodhur dhe tregon edhe pse Rama ka reaguar ashtu. Rama është trembur. Është e qartë që Radha do i vi Ramës. Ne duhet të shohim çfarë ndodh jashtë Europës. Jashtë janë arrestuar janë dënuar edhe me burg. Ne vazhdojmë me këtë shikimin tonë të ngushtë, provincial, e dorëzojë pistoletën apo jo. Se ca faj ka oficeri”, u shpreh Shehaj./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari