zoom

Lajme

Berisha ndryshon qëndrim për Florian Binajn: Tiranës do t’i ofrohet kandidatura më e shkëlqyer

Berisha ndryshon qëndrim për Florian Binajn: Tiranës do t’i ofrohet kandidatura më e shkëlqyer

Sali Berisha ka ndryshuar qëndrim lidhur me kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, vetëm pesë muaj pasi shpalli Florian Binajn si kandidat të mbështetur nga opozita.

Gjatë një konference për shtyp këtë të shtunë, kreu i Partisë Demokratike deklaroi se emri i kandidatit nuk do të jetë më një figurë e pavarur, por do të përcaktohet nga vetë opozita.

Ky zhvillim vjen pasi në tetor të vitit të kaluar, kur u caktua fillimisht data 9 nëntor për zgjedhjet në Tiranë – më pas të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese – Berisha ishte shprehur i bindur se Binaj do të fitonte përballë Ogerta Manastirliut.

Berisha theksoi se përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027 kanë nisur dhe se kandidatët do të prezantohen më herët se në zgjedhjet e kaluara.

“Opozita ka filluar punën dhe së shpejti përfundon procesin e analizës dhe përzgjedhjes brenda partisë. Nuk do të jenë dy muaj para zgjedhjeve, por shumë më herët, dhe ne do të bëjmë gjithçka për të sjellë kandidaturat më të mira”, u shpreh ai.

Më tej, Berisha shtoi se synimi është që qytetarëve t’u ofrohet “kandidatura më e shkëlqyer”.

Postime të lidhura