zoom

Lajme

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Ramën. Janë përcaktuar të mbillen mbi 1 mld rrënjë

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Ramën. Janë përcaktuar të mbillen mbi 1 mld rrënjë

“Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!”.

Ka qenë kjo një nga deklaratat e kreut demokrat, Sali Berisha, nga selia blu i cili denoncoi si shkelje procedurat e legalizimit të kanabisit në Shqipëri.

Berisha tha se nuk ka pasur një tender për këtë industri, siç e përcakton ligji dhe se qeveria Rama ia ka dhënë “gati” grupeve kriminale, edhe licencën edhe tokën.

Berisha: Janë dhënë ato të gjitha licencat. Nuk jemi marrë konkretisht me emrat, por licencë kush përveç njerëzve të lidhur me drogën dhe Ramën nuk merr. Besoj se është e qartë ajo. Aty nuk ka pasur tender për marrjen e tyre. Problemi është se mbillen 1 miliard e 300 mijë rrënjë dhe unë e lashë me të lirshëm, 2 metër katrorë rrënja, se janë disa më të vogla, se këta i kanë sofistikuar farnat tani, sjellin farna 45-ditore, që e mbjellin 2-3 herë brenda vitit. Por kjo është sasi e padëgjuar ndonjëherë. Atë e marrin të gjithë partia e krimit. Kush e merr? Janë plantacione të partisë së krimit. Nuk mund të jetë tjetër kush.

Postime të lidhura