zoom

Lajme

Berisha deklaroi se do të shkrijë SPAK, Rama: Më 12 Maj, bufi do shkrijë në lotët e kënetës! Do t’i dalë “Noc Rroku” në kutitë e votimit

Berisha deklaroi se do të shkrijë SPAK, Rama: Më 12 Maj, bufi do shkrijë në lotët e kënetës! Do t’i dalë “Noc Rroku” në kutitë e votimit

Kryeminsitri Edi Rama ka komentuar paralajmërimet e Sali Berishës se nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 Majit do të shkrijë SPAK.

Rama deklaroi se Berisha do të shkrijë në lotët e kënetës, sipas tij, pasi të hapen kutitë e votimit në 12 Maj, ku “do ti dalë Noc Roku”.

“Bufi thotë do e shkrij SPAK më 12 Maj por bufi do të jetë u shkrirë në lotët e kënetë për atë që do të ndodhë, kur të fillojnë të hapen kutitë dhe të dal Noc Rroku aty, për bufin dhe të gjithë kua kua kuatë“, u shpreh kreu i qeverisë.

Edi Rama: Kam 12 vite këtu, edhe ndërkohë ajo që s’duhet harruar, nëse juve ju erdhi dita të flisni për drejtësi, për ministra, për kryetar bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik, por edhe ish-presidentë, ish-kryeministria, kjo nuk është ditë që erdhi nga qielli, por erdhi nga PS me mua në krye. Është shprehjeje e vullnetit tonë absolut për barazi para ligjit, se ka pasur kurrë shqiptari. Kur ka ndodhur në kohën e bufit, kur vriteshin njerëz nga dritaret e kësaj zyre dhe prokurorja që tentonte të thërriste të merrte në pyetje drejtuesit e forcave të rendit pagëzohej nga kjo godinë si lavrie bulevardi.

Kjo ka ndodhur para një dekade, kush i ka bërë këtë ymere sot po ju thotë hajde ta bëjmë Shqipërinë Madhështore, por ky Luli i 7*7 ishte këtu poshtë, mbyllur në çadër se nuk donte ta votonte. Flasin dhe numërojnë me gisht njerëzit që thirren nga drejtësia, kujtojnë se më impresionojnë mua.

Altin Dumani është një burrë i zoti, i ndershëm, me integritet, prej shumë vitesh në sistem. Aty ishte prokuror, kishte thirrur ndonjë njeri me pushtet dhe ti thoshte hajde këtu, kishe parë ndonjëherë njerëz të veshur me pushtet të parakalonin para Prokurorisë? Me të gjitha kamerat aty si në Festivalin e Kanës? Nga erdhi nga Hëna:? Një prokuror këtu në Tiranë me vite e vite të tëra por nuk kishte shpatën. Shpata ishte këtu, në këtë zyrë.

Altin Dumani, po e sjell si shembull që drejtues i SPAK që nuk i kanë lënë rob shtëpie dhe nuk i kanë lënë gjë pa i thënë për turpin e tyre dhe ka gjithë solidaritetin tonë, dhe flet ti bashkë me Lulin, se bufi thotë do e shkrij SPAK më 12 Maj por bufi do të jetë u shkrirë në lotët e kënetë për atë që do të ndodhë, kur të fillojnë të hapen kutitë dhe të dal Noc Rroku aty, për bufin dhe të gjithë kua kua kuatë.

Postime të lidhura