zoom

Lajme

Beniada Nishani zbulon “aksidentalisht” lidhjen e re të Kristi Aliajt…

Një prej finalistëve të “BBV2”, Krist Aliaj (Dragoti), djali i këngëtarit Robert Aliaj, në nëntor të vitit të kaluar inauguroi ekspozitën e tij të parë dhe në këtë event të rëndësishëm për të, bëri dhe daljen e tij të parë me partneren Lisja Tërshana.

Mirëpo dyshja nuk vazhdon të ketë më marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe për këtë Kristi është pyetur dhe në intervistën e zhvilluar me Beniadën dhe Argjirën, “E Diell n’Trip”.

Ka qenë Beniada e cila e ka vënë “me shpatulla pas muri” Kristin, teksa ka deklaruar se e ka parë së bashku me një tjetër vajzë Kristin, gjatë kohës që ata kanë qenë në Dhërmi.

Por ish-banori i BBV nuk ka deklaruar apo pranuar ende gjë për një romancë të re në jetën e tij.