zoom

Slider

Bellingham nën hetim nga UEFA për sjellje të pahijshme

Anglia është ende gjallë në Euro 2024 , për momentin. Ata mposhtën Sllovakinë duke arritur në çerekfinale të Kampionatit Evropian pas një goli në minutën e 95-të të Jude Bellingham që e çoi lojën në kohën shtesë.

Megjithatë, pas kualifikimit për t’u përballur me Zvicrën në raundin tjetër, skuadra e Anglisë mund të pësojë një goditje pasi ylli i tyre mund të përjashtohet për shkak të gjesteve të tij në Gelsenkirchen.

“Një Inspektorat Etik dhe Disiplinor i UEFA-s do të kryejë një hetim disiplinor për një shkelje të mundshme të rregullave bazë të sjelljes së denjë nga lojtari anglez Jude Bellingham , i dyshuar se ka ndodhur në kontekstin e kësaj ndeshjeje”, thuhet në një deklaratë.

Nr.10 i Anglisë puthi dorën e djathtë dhe më pas e vendosi në pjesët intime. Edhe pse gjesti nuk u regjistrua nga gjyqtari Halil Umut Meler, lojtari anglez rrezikohet të sanksionohet nga UEFA dhe mund të përballet me masa disiplinore nga organi drejtues i futbollit evropian.

“Një gjest shakaje mes disa miqve të ngushtë që ishin në lojë. Asgjë veçse respekt për mënyrën se si luajti skuadra e Sllovakisë sonte,” shkroi Bellingham në X.

Por rregullat janë të qarta: “Çdo gjest i turpshëm apo veprim ofendues apo fyes duhet të ndëshkohet me karton të kuq”.

Dhe i njëjti burim shton se “organi disiplinor i UEFA-s do të presë raportet nga arbitri i ndeshjes dhe zyrtarë të tjerë përpara se të vendosë për ndonjë veprim të mundshëm”, thonë ata. UEFA e kupton se mund të ketë pasur përbuzje nga lojtari anglez ndaj kundërshtarëve, diçka që lojtari i Real Madrid e mohon me forcë dhe që do të duhet të analizohet për të përcaktuar nëse ka një sanksion apo jo.