zoom

Lajme

Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu. Rama “censuron” ceremoninë 

Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu. Rama “censuron” ceremoninë 

Belinda Balluku prezantoi sot ish-ministrin e Albin Kurtit, Liburn Aliun, si kreun e Portit të Durrësit.

Liburn Aliu u emërua në vend të Kreshnik Bajraktari, i cili mbante postin prejt muajit korrik 2024, me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij u shpreh se i uronte suksese në detyrën e tij Liburn Aliut, duke shtuar se “nën drejtimin e tij Porti i Durrësit do të vazhdojë me ritme të larta rrugën e zhvillimit”.

“I uroj suksese në detyrën e re, jam i sigurt që nën drejtimin e tij, Porti i Durrësit do të vazhdojë me ritme të larta rrugën e zhvillimit dhe modernizimit të tij”, tha Kreshnik Bajraktari.

Pas tij e mori fjalën ish-ministri Aliu, i cili theksoi se është e nevojshme që Porti i Durrësit të modernizohet dhe që Maqedonia e Kosova të shihen si pika ku mallrat do të shpërndahen në gjithë rajonin.

“Mua këtu më shihni mbase si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë, nuk është e lehtë, por gjithsesi këtë detyrë do ta bëjmë bashkë”, theksoi Liburn Aliu.

Kjo ceremoni live nuk u transmetua në faqen e Edi Ramës në Facebook apo në rrjetet e tjera sociale edhe pse ai i ka transmetuar vazhdimisht ceremonitë ku është e pranishme Balluku.

Postime të lidhura