zoom

Lajme

Befasuese në “Ferma VIP”, Robert Aliaj braktis garën për 100 mijë euro pak pasi u shpall finalist!

Këngëtari kontrovers Robert Aliaj, u shpall mbrëmjen e kaluar si një nga finalistët e “Ferma VIP”, duke ndjekur Çiljeta Xhilagën që ishte shpallur më parë.

Por menjëherë pas kësaj, artisti mori një vendim të papritur. Ai vendosi të ndërpresë rrugëtimin e tij në natën gjysmëfinale, vetëm pak ditë para finales së madhe të 12 qershorit dhe në mënyrë të beftë.

Ai u shpreh se dëshiron të mirëkuptohet dhe të jetë i lirë. “Është një spektakël që ka brenda familjen, shoqërinë, dashurinë”, tha Roberti. Ai u përshëndet me fermerët, të cilët i konsideroi si një familje.

Por rrugëtimi i tij i shkurtër nuk ishte i lehtë, kjo e për shkak të deklaratës se “ferma ishte kthyer në bordello”, drejtuar banorëve dhe debatit ku u përfshi për këtë shkak me aktorin Albano Bogdo. Ky i fundit e la fermën mbrëmjen e 1 qershorit, vetëm pak orë para finales së Champions League, duke u shprehur se ishte lodhur dhe rruga e tij mbyllej aty, pasi nuk kishte se çfarë të jepte më.

Përpjekjet e banorëve rezultuan pa sukses dhe tashmë të dy personazhet janë jashtë garës për 100 mijë euro. /ZOOM.AL/