zoom

Aktualitet

E fundit/ SPAK lëshon urdhër arreste për Artan Hoxhën dhe Elton Qynon

SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdher arreste për gazetarët e njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Për të dy është kërkuar masa e “detyrim paraqitje”.

Paraprakisht dyshohet se të dy gazetarët akuzohen për korrupsion në sektorin privat. Dyshohet se për gazetarin Hoxha ka edhe një akuzë më të rëndë, por Zoom.al nuk ka mundur ta konfirmojë.

Burime të policisë thanë se agjentët e BKH ushtruan kontrolle në shtëpitë e dy gazetarëve, por nuk dhanë detaje se në çfarë shkeljesh janë përfshirë ata.

Hetimet për këtë çështje po kryhen nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara. /Zoom.al

Postime të lidhura