zoom

Slider

Beatrix Ramosaj i përgjigjet Bogdos: Po merren masa ligjore! Ke cënuar gratë shqiptare

Beatrix Ramosaj i është përgjigjur Albano Bogdos pas komentit të tij fyes në emisionin e ri.

Këngëtarja shkruan në rrjetet sociale se Bogdo nuk ka ofenduar as atë e as vëllanë e saj, por gratë shqiptare. Trixa shkruan se është pikërisht seksizmi i përdorur nga burrat shqiptarë që  dëmton jo vetëm atë si figurë publike por të gjitha gratë dhe vajzat.

“Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi te gjitha shpifjet nuk jane vese te cilat me karakterizojne. Por ndryshe nga une, zoteria Albano Bogdo i zoteroka keto vese dhe i shfaq ato gjithe krenari duke i fshehur nen petkun e “komedise satirike”.

Por une doja t’i thoja qe me ato fjale denigruese dhe te paverteta nuk me ka lenduar mua, as vellain e as familjen time nese ky ka qene qellimi tij, sepse kemi vite e vite qe jetojne realitetin e hidhur te shoëbizit shqipetar e tashme jemi imun ndaj tij.

Me kete qendrim ti ke lenduar vajzat e grate shqiptare qe kerkojne inspirim e shprese ne Shqiperi! Ti me kete qe ben e mbyt ate dhe tregove dhe njehere injorancen e mashkullit shqiptar qe do te ngrej veten duke ulur femren!

Sa per kontributin tone ne muzike, zoterise ne fjale do t’i duhet te kthehet shume prapa ne kohe nese vertet do te analizoj nga fillimi se cfare arti i kemi dhene une dhe vellai im, Albani, muzikes shqipetare.

Ndersa per te tjerat, masa ligjore po merren.

P.S.

E vleresoj mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me keni dhene mua dhe famijes time keto dite. Ju falenderoj te gjitheve!” – shkruan Beatrix Ramosaj.

Por çfarë tha Albano Bogdo që zemëroi rrjetin?

Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother.

Nëpër komentet në rrjetet sociale, shumë e kanë kritikuar aktorin për batutën e tepruar që ai ka bërë në një emision televiziv, megjithëse ai në hapje të puntatës së parë tha se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë./ Zoom.al