zoom

Sport

Bayern Munich i bën propozimin e “çmendur” Napolit për sulmuesin Victor Osimhen

Bayern Munich ka si synim kryesor këtë merkato për të firmosur me nigerianin e Napolit, Victor Osimhen. Drejtuesit e Bayern mendojnë për një shkëmbim kokë më kokë midis Sadio Mane dhe sulmuesit 24-vjeçar.

Osimhen këtë sezon ka shënuar 26 gola në 32 ndeshje me Napolin. Klubi italian ka fiksuar shifrën e 150 milionë eurove për çdo skuadër që dëshiron shërbimet e golashënuesit të Serie A.

Në këtë rast klubi bavarez stepet sepse mendon që shifra është e tepërt për ish-sulmuesin e Lille.

Sadio Mane i cili erdhi me bujë te Bayern, ka zhgënjyer. Paga e lartë për klubin, si dhe konflikti midis tij dhe Leroy Sane janë disa prej arsyeve që i shtyjnë bavarezët të largojë Mane.

Gjithsesi oferta e Bayern vështirë se do ta josh De Laurentiis, pasi ai kërkon 150 mln dhe për më tepër, nuk dëshiron të afrojë në skuadër një futbollist si Mane, që ka pagë mjaft të lartë. /zoom.al/