zoom

Sport

Bayern Munich dhe Chelsea në garë për yllin e Borussia Monchengladbach

Bayern Munich dhe Chelsea heqin dorë nga Marcus Thuram. Sulmuesit francez i skadon kontrata me Borussia Monchengladbach në fund të sezonit dhe do të jetë një lojtar i lirë.

Megjithatë dy pretendentët kryesorë për të marrë kartonin e tij, duket se kanë ndryshuar plan dhe kanë hequr dorë.

Lajmi konfirmohet për mediat gjermane, nga burime pranë lojtarit ,që duket se të ardhmen do ta ketë në Serie A, aty ku e pret krahëhapur Interi.

Zikaltrit kanë kontaktuar më herët agjentët e Thuram dhe gjatë Botërorit të Katarit u kanë prezantuar edhe ofertën e tyre për sulmuesin.

Tani i takon francezit të vendosë nëse do të pranojë apo jo një transferim në Milano, aty ku do t’i ofrohej një vend titullari përkrah Lautaro Martinezit, duke qenë se Lukaku e Dzeko vështirë se do të konfirmohen për sezonin e ardhshëm. /zoom.al/