zoom

Lajme

Basha “paralajmëron” Ramën: Kujdes shoqet se kanë fillu me t’bo hallvën

Basha “paralajmëron” Ramën: Kujdes shoqet se kanë fillu me t’bo hallvën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka ironizuar premtimet e kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se kreu i qeverisë ka hapur “thesin”.

Basha gjithashtu i kujtoi kryeministrit socialitët e arrestuar për vepra të ndryshme penale nga korrupsin e shpërdorim detyre.

Ai tha se Rama e nisi në 2013-ën projektin Shqipëria 313, duke futur në Parlament të korruptuarit, trafikantët, kriminelët, përdhunuesit.

Ndërsa e ka paralajmëruar kryeministrin që të bënte kujdes “sepse edhe shoqet kanë fillu t’ia bëjnë hallvën, 7×7=313”.

“O Rame, e paske hap prap thesin në Athinë Rame. E di i madh dhe i vogël Rame kush e donte reformën në drejtësi dhe kush jo. Edhe kush i liroi të korruptuarit me amnisti, e ka marrë vesh e gjithë bota. E mër Ram, e nise në vitin 2013 projektin Shqipëria 313. Kush t’i futi në listë ty më Ram të korruptuarit, trafikantët, kriminelët, përdhunuesit? Unë t’i futa, apo i fute vet. Lei përrallat Rame se si ha më njeri. Po kallxo, ku të mbetën shokët Rame dhe kujdes shoqet se kanë fillu me t’bo hallvën. 7×7=313, Rame”, thote Basha.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

Postime të lidhura