zoom

Sport

Barcelona nuk shfrytëzon rastin e artë t’i afrohet Realit, Laporta “merkato” trajnerësh

Katalanasit nuk e shfrytëzuan dot mundësinë për t’iu afruar në 6 pikë realit të madridit dhe rihyrë në garën për La Liga.

Barcelona u ndal në një barazim pa gola me baskët e Bilbaos, të cilët pak më shumë se një muaj më parë e larguan edhe nga Kupa e Mbretit, duke dalë vetë në finale. Djemtë e Xavi mbeten 8 pikë larg Realit, kurse tensionet para Champions janë të larta.

Nga ana tjetër në Barcelonë mbetet e hapur tema se kush do të zëvendësojë Xavi-n në përfundim të këtij sezoni. Që nga dita kur Xavi bëri publik vendimin e tij kanë qarkulluar shumë emra, por lista sa vjen e zvogëlohet.

Sipas mediave spanjolle: Hansi Flick është kandidati favorit për të marrë drejtimin e ekipit blaugrana në fund të këtij sezoni. Flick është një profil që pëlqehet shumë nga presidenti Laporta.

Pritet që emri i trajnerit të ri të bëhet publik në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj. /ZOOM.AL/